Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Riktheu "Red Bull" te fitorja, Max Verstappen: Skuadra mund të mbështetet gjithmonë te unë

Shkruar nga NEWSPORT
Riktheu "Red Bull" te fitorja, Max Verstappen: Skuadra mund të
Max Verstappen

Max Verstappen i dha një fillim fitimtar shefit të ri të Red Bull, Laurent Mekies, duke triumfuar në sprintin e sotëm në Çmimin e Madh të Belgjikës. Kjo ishte gara e parë pas shkarkimit të Christian Horner, i cili drejtoi ekipin që nga viti 2005.

Verstappen mori kryesimin që në xhiron e parë dhe la pas McLaren-in e Oscar Piastri-t për të siguruar fitoren e parë që nga Imola në maj. Edhe pse vlefshme për vetëm tetë pikë, fitorja u pa si një sinjal i fortë pas ndryshimeve të fundit në ekip.

“Skuadra mund të mbështetet gjithmonë te unë. Ata e dinë që unë jap gjithmonë më të mirën, pa rëndësi kush është në krye",  u shpreh Verstappen për gazetarët.

Ai shtoi se është ende herët për të folur për ndryshime të mëdha në Red Bull, pasi Mekies ka ende kohë për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të kuptuar funksionimin e brendshëm të ekipit. “Ka qenë një fillim shumë i mirë, dhe kemi nevojë për energji pozitive", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga