
Tashmë është zyrtare. Jorgo Meksi është futbollisti më i ri i Dinamos që pas ish-sulmuesit të Romës, ka prezantuar ditën e sotme mbrojtësin 28-vjeçar.
Lexo edhe: https://newsport.al/zyrtare-dinamo-prezanton-ish-sulmuesin-e-romes-dhe-livornos/
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“FC Dinamo City njofton se Jorgo Meksi është zyrtarisht lojtar i 18 herë kampionëve!
Meksi, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, e ka zhvilluar karrierën e tij mes kampionatit grek e atij shqiptar, ku më herët ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Skënderbeut dhe Kukësit në superiore. Mirësevjen Meksi, Forca Dinamo!”
Me transferimin e ish-it të Skënderbeut, dinamovitët kanë blinduar krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Albion Marku do të jetë “konkurrenti” që do të përballet me Meksin për fanellën e titullarit.
Përsa i përket karrierës së 28-vjeçarit, për këtë të fundit është një rikthim në Shqipëri, i cili më parë përveç fanellës së Skënderbeut, ka luajtur edhe për Kukësin. Ndërsa së fundmi është aktivizuar në ligat inferiore të Greqisë.