Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Dinamo "flet" italisht, blutë e kryeqytetit zyrtarizojnë drejtorin sportiv

Shkruar nga NEWSPORT

18 herë kampionët e Shqipërisë, Dinamo, ka nisur riformatimin e klubit duke e filluar që nga baza. Pas marrjes në dorë nga presidenti Marco Pontrelli dhe trajneri Mauro Manzoni, një tjetër italian afrohet në drejtimin e dinamovitëve.

Blutë e kryeqytetit kanë zyrtarizuar sëfundmi dhe drejtorin sportiv, i cili është Enzo Passarelli. Bëhet e ditur se Passarelli më parë ka qenë pjesë e klubit italian Latina Calcio. Afrimi i tij shihet me pozitivitet në klubin dinamovit dhe për tifozët e vetë, të cilët presin ringritjen e ekipit në nivele të larta.

Postimi i Klubit Dinamo:

-Zyrtare-

Enzo Passarelli është drejtori i ri sportiv i Dinamos.

Që prej ditës së sotme, ai do të mbajë këtë post në skuadër, pozicion që e ka mbuluar më parë edhe në ekipin e Latina Calcio 1932 në Itali.

Klubi Dinamovit po merr formë dhe shumë shpejt do të ndërtohet ai ekip që presin të gjithë tifozët Blu!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga