Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Dikur jepte asist kundër Messit, LAÇI prezanton sulmuesin 29 vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur jepte asist kundër Messit, LAÇI prezanton sulmuesin

Michael Babatunde është lojtari më i ri i Laçit. Mesfushori me tipare sulmuese ka nënshkruar zyrtarisht me kurbinasit, pasi kishte zhvilluar më parë fazën përgatitore në Pogradec. Ky afrim vjen para ndeshjes së Conference League kundër Iskras.

29- vjeçari ka filluar karrierën e tij me FC Heartland në Nigeri, për të luajtur më pas disa sezone në Ukrainë, ku pati dhe kulmin e karrierës. Më tej Babatunde u aktivizua në Marok dhe Katar, teksa ka qenë pjesë e skuadrës së Wydad Casablanca(Marok) në sezonet 2018/19 dhe 2020/21, me të cilën fitoi 2 tituj kampionë.

Kujtojmë se në vitin 2014, Babatunde ishte pjesë e përfaqësueses së Nigerisë në botëror. Mesfushori madje ishte protagonist në njërin prej golave të Nigerisë pasi dha asist, gjatë humbjes 2-3 kundër Argjentinës.

“Micheal Babatunde është zyrtarisht lojtar i skuadrës tonë, pas hedhjes së firmës mbi kontratë. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë në të shkuarën. Ai ka pozuar sot me uniformën e re, të sezonit 2022-23”, shkruan klubi i Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga