Dejvid Kapllani është lojtari më i ri i Erzenit në Superiore. Sulmuesi 21-vjecar la Teutën me të cilët zhvilloi 46 ndeshje duke shënuar 7 gola për tre sezone dhe tashmë i bashkohet shijakasve ku do të vihet nën urdhërat e babait të tij, Xhevahir Kapllani, i cili është në krye të skuadrës.
Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar marrëveshjen që do t’i mbajë të lidhur deri në vitin 2025. Kapllani i vogël do të jetë një përforcim i shijakasve në repartin e sulmit ku rival do të ketë Patrick Nonaton. Erzeni është surpriza e këtij sezoni teksa pas ngjitjes nga Kategoria e Parë, tashmë tenton një vend në Kupat e Europës.
[caption id="attachment_676310" align="alignnone" width="300"] Dejvid Kapllani futbollisti me i ri i Erzenit[/caption]