Dren Gashi është larguar nga skuadra e Erzenit. Vetëm pak ditë ka zgjatur aventura e sulmuesit kosovar me shijakasit teksa ka ndërprerë menjëherë bashkëpunimin.
Është klubi i Erzenit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon se palët i kanë dhënë fund marrëveshjes.
"Dren Gashi, afrimi i para pak ditëve, ndërpret kontratën dhe largohet nga Erzeni", thuhej në njoftimin e klubit shijakas. Nuk dihet se pse kjo zgjedhje befasuese e sulmuesit i cili ka provuar të luajë më parë edhe me Egnatian në kampionatin shqiptar.

Poll