Lazio ka huazuar Riza Durmshin. Mbrojtësi me origjinë shqiptare ka firmosur ditën e sotme me Salernitana deri në fund të sezonit. 27-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon pasi ishte lënë jashtë listës në kampionat dhe Champions nga trajneri Inzaghi dhe sot ka ardhur zyrtarizimi.
Durmishi do të jetë pjesë e Salernitana në Serie B, skuadër që është në pronë të presidentit të Lazios, Lotito. Lajmi është konfirmuar nga të dyja klubet dhe Durmishi është prezantuar nga skuadra e Serie B.