ZYRTARE/ Arsenal bëhet i frikshëm, “Topçinjtë” prezantojnë sulmuesin e Belgjikës
Shkruar nga NEWSPORT
Lenadro Trossard është futbollisti më i ri i Arsenal. Topçinjtë kanë njoftuar publikun momente më parë për zyrtarzimin e sulmuesit belg i cili vjen nga ekipi i Brighton për 31 milionë euro duke u bërë blerja e tretë më e shtrenjtë e janarit në historinë e Arsenal.
Sulmuesi 28-vjeçar është një përforcim cilësor për trajnerin Arteta me lojtarin që mund të luajë në të treja pozitat sulmuese por edhe si playmaker. Arsenal synon të ngrejë lart trofeun e Premier League këtë sezon teksa aktualisht kryeson renditjen me tetë pikë më shumë se Manchester City ndjekës.
Trossard do të mbajë veshur fanellën me numër 19 dhe do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Arteta për t'u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme ndaj Mancvhester United të dielën në orën 17:30.