
Ajo që pritej, ndodhi. Verona ka fituar në tavolinë 3-0 ndaj Romës, vendim ky i marrë nga instyancat e larta të futbollit italian. Gjithçka arsyetohet me faktin se kryeqytetasit kishin aktivizuar në lojë Diwara, futbollist ky jo i regjistruar në ekipin e parë.
Kjo është në kundërshtim me rregullat dhe Federata italiane nuk fal në raste të tilla. Një situatë e ngjashme ndodhi në vitin 2016 me Sassuolo teksa morën një humbje 3-0 ndaj Pescara pasi ata harruan të shtonin Antonio Ragusa në listën e tyre zyrtare me 25 persona kur e paraqitën në takim.
Poll