
Laçi ka prezantuar ditën e sotme goditjen e dytë në merkato. Skuadra kurbinase ka bërë me dije se ka firmosur me Klinti Qaton. Akordi mes palëve ishte arritur ditë më parë, por vetëm ditën e sotme është bërë zyrtare nga Laçi.
23-vjeçari luan si mesfushorë dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë, ndërsa ka pasur edhe një aventurë te Lufëtari në Superligë. Qato përforcon kështu skuadrën e drejtuar nga Duro që ka nisur nga puna në merkato për të qenë gati për Kupat e Europës. Në postimin në rrjetet sociale, Laçi paralajmëron edhe goditje të tjera në merkato.
Postimi i Laçit:
Zyrtarizohet goditja e dyte ne familjen bardh e zi !! Mire se vjen Klinti Qato !! Stay tuned , others are coming.