ZYRTARE/ AJAX mendon për të ardhmen, “grabit” te ROMA
Shkruar nga NEWSPORT
Ajax mendon për të ardhmen dhe ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit të Romës. Gjigandët holandezë kanë transferuar mesfushorin boshnjak, Benjamin Tahirovic.
Sipas Fabrizio Romano shuma e transferimit të mesfushorit 20-vjeçar ka arritur në 8.5 milionë euro, shifër kjo normale për një lojtar me talent të madh si Tahirovic.
Boshnjaku do të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë me Ajax javën e ardhshme pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore, ndërkaq kujtojmë se ka zhvilluar 13 ndeshje me skuadrën italiane, ku për fat të keq nuk arriti të regjistrojë asnjë gol e asist.