Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Afrimi i 6-të në merkato, Besa prezanton lojtarin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT

Rrezart Kokollari është lojtari më i ri i Besës. Kavajasit nënshkruajnë me mesfushorin ofensiv i cili bëhet afrimi i 6-të deri tani në merkato, pas Spahiut, Pengu, Nazif Sulejmani, Kostanica dhe Elton Sulejmanit.

[caption id="attachment_700790" align="alignnone" width="561"]Rrezart Kokollari, ©KF Besa Rrezart Kokollari, ©KF Besa[/caption]

Kokollari vjen skuadra e Kukësit me të cilët mbylli sezonin e fundit në skuadrën e 21-vjeçarëve. Fantazisti 20-vjeçar mund të bëjë edhe rolin e sulmuesit të krahut apo edhe atij të dytë ndërsa është prodhim i akademisë së Zurich.

Lojtari është prezantuar ditën e sotme me fanellën dhe shallin e skuadrës ku ka nënshkruar edhe kontratën 2-vjeçare. Kokollari do të vihet nën urdhërat e trajnerit Lorenc Pashja dhe do t’i bashkohet grupit në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7