Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ 4 vite të mrekullueshme me Milanin, largohet drejtori i përgjithshëm i klubit italian

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 4 vite të mrekullueshme me Milanin, largohet drejtori i

Ivan Gazidis nuk do të jetë më drejtor ekzekutiv i Milanit. Lajmi është bërë me dije nga kampionët e Italisë që bëjnë me dije se nga 5 dhjetori ai nuk do të mbajë këtë post. Pas katër vitesh, drejtori i përgjithshëm i jep lamtumirën kuqezinjve.

Ai mbërriti në klubin italian në vitin 2018-të duke vënë në dispozicion të Milanit gjithë përvojën në botën e futbollit. Më parë Gazidis ka qenë pjesë e Arsenalit, ndërsa së fundmi te kuqezinjtë. Edhe pse problemet shëndetësore nuk e kanë lënë rehat, Gazidis i përfundon kontrata në fillim të dhjetorit e cila nuk do të rinovohet.

Puna e tij është kryer gjithmonë me shumë profesionalizëm, në bashkëpunim me Maldinin dhe Massara, por mbi të gjitha me presidentin Paolo Scaroni i cili e përshëndeti Gazidisin me këto fjalë:

“Në emër të të gjithë atyre. të cilët janë të lidhur me Milanin, dua të falënderoj nga zemra Ivan për pasionin dhe përkushtimin e tij, por mbi të gjitha për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë në klubin tonë, duke përfaqësuar dhe përhapur vlerat themelore që na dallojnë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga