Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ 11 ndeshje me fanelën e Dinamos, largohet mesfushori

Shkruar nga NEWSPORT

Klaudio Hyseni largohet nga Dinamo. Është vetë 27-vjeçari që përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kryeqytetasve. Mesfushori i linjës i uron fat skuadrës së Bledi Shkëmbit në këtë edicion të ri futbollistik në elitë.

"Nga sot nuk jam më pjesë e Dinamos. I uroj suksese klubit në Superligë", shkruan Hyseni që tashmë mbyll aventurën 1-vjeçare me 18 herë kampionët e Shqipërisë. Ai u aktivizua në 11 ndeshje, ku vetëm 3 prej tyre i nisi nga minuta e parë. Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, ndërsa ka luajtur më parë në skuadra si Tërbuni, Burreli, Korabi, Besa, Teuta.

Postimi i Hysenit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga