Një nga temat më të nxehta te Milani është trajneri. E ardhmja e Stefano Piolit në “San Siro”, nuk është e sigurt, teksa do të pritet vera që të vendoset gjithçka.
Zlatan Ibrahimovic ka folur pikërisht për këtë temë në një prononcim për “SkySport”. Këshilltari i Lartë i “Red Bird” tregoi se çfarë duhet të bëjë Pioli që ai të rikonfirmohet në stolin e Milanit.
“Çfarë nevojitet për rikonfirmimin? Ai duhet të vazhdojë siç po bën, ai është duke bërë një punë të mirë dhe ne jemi të kënaqur me të. Roli im i ri? Po ndihem mirë. Po rritem, po mësoj dhe po punoj. Jam gjithnjë në përmirësim e sipër. Më pëlqen kjo përgjegjësi dhe dua t’i jap sa më shumë Milanit”, është shprehur suedezi.
Poll