Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zidan drejt rikthimit në Madrid/ PSG, Bayern dhe Juventus, tre opsionet e mundshme për francezin

Shkruar nga NEWSPORT
Zidan drejt rikthimit në Madrid/ PSG, Bayern dhe Juventus, tre opsionet e

Zinedin Zidan nuk drejton një skuadër futbolli që prej sezonit 2020-2021, periudhë kur ishte në krye të Real Madrid. Sikurse dikur në fushë, legjenda franceze bëri me madrilenët duke treguar aftësitë e tij edhe në trajnim.

Së fundmi disa klube kanë dalë sërish në skenë ku lakohet emri i tij. “RMC Sport” raporton se janë 4 opsione në tryezë për Zidan. Bëhet e ditur se nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi të mundshëm te “Los Blancos”.

Kontrata e Ançelottit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe francezi shihet si zëvendësuesi ideal i italianit. Megjithatë deri atëherë është periudhë relativisht e gjatë.

Paris Saint Germain, Juventus dhe Bayern Munchen janë 3 klubet e tjera që media në fjalë tregon se Zidan mund të jetë në krye të skuadrave të tyre. Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e 50-vjeçari që me Real Madrid shkëlqeu në pankinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga