Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Zi në klubin e Llapit, ndahet nga jeta vëllai i presidentit dhe i trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
Zi në klubin e Llapit, ndahet nga jeta vëllai i presidentit dhe i

Klubi i Llapit ka bërë një mesazh ngushëllimi përmes një postimi në kanalin zyrtar. Familja Batatina është në zi për shkak të ndarjes nga jeta të vëllait të tyre, Alush Batatina.

Humbja e parakohshme ka tronditur gjithë opinionin sportiv që e njihnin. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit shkruhej:

“Telegram ngushëllimi për familjen Batatina

E nderuara familje Batatina

I nderuar President z. Beqir Batatina, kryetrajner Tahir Batatina, drejtor Bejtush Batatina

Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit dhe vëllaut tuaj, Alush Batatina, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush në këto momente të dhimbjes e pikëllimit.

Alushi ishte një njeri i vyer, i dashur e punëtor, i cili edhe pse jetonte në mërgim, sa herë që klubi ynë kishte nevojë na gjindej pranë.

Shtabi teknik, stafi administrativ dhe gjithë futbollistët tanë të ekipit senior dhe kategorive të reja të Akademisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta.

Shpirti i tij u prehtë në paqe, e familjarëve të tij Allahu u dhuroftë durim!

NGUSHËLLIME!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga