
Belgjika ishte një nga kombëtaret që zhgënjeu në Kupën e Botës në Katar duke mos mundur dot të kalonin as fazën e grupeve. Menjëherë pas largimit nga ky turne Roberto Martinez i dha fund dretimit të belgëve.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat belge, bëhet e ditur se emri që kryeson listën është një kampion bote. Bëhet fjalë pikërisht për Thierry Henry, i cili e njeh mjaft mirë ambienin brenda kombëtares pasi ka qenë pjesë e stafit të Martinez.
Vetë Henry nuk do t’i thoshte jo një pozicioni të tillë, ndërsa raportohet se i ka bërë të qartë Feeratës së Futbollit të Belgjikës se është i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe të drejtojë kombëtaren.
Kujtojmë se pak ditë më parë edhe sulmuesi Romelu Lukaku ka theksuar në një intervistë për mediat e huaja se Thiery Henry do të jetë timonieri i ri i Belgjikës. Siç duket tashmë gjithçka ka marrë fund, ndonëse mungon konfirmimi nga palët.