
Skënderbeu zhvilloi një merkato pa shumë bujë duke marrë në skuadër lojtarë që nuk kishin emra të mëdhenj. Drejtuesit nuk donin emra të bujshëm e në fund të mos performonin si duhet. Merkato nga Kategoria e Parë, në Maqedoni e Kosovë, Skënderbeu ndërtoi një skuadër interesante e cila deri tani është brenda objektivave.
Mirëpo, ka nga ato afrime që kanë zhgënjyer në këto 8 javë të para. I pari ishte sulmuesi Jordan Fletcher i cili u largua nga skaudra ndërsa i rradhës bëhet Frenklin Ahanonu, një tjetër sulmues.
21-vjeçari i afruar nga Turbina, erdhi si një emër premtues por deri tani nuk ka bindur trajnerin Gvozdenovic. Afrikani ka mbyllur kontratën me korçarët dhe është lojtarë i lirë në treg në kërkim të një skuadre tjetër.