
Xhevahir Kapllani është përzgjedhur si trajneri i muajit nga platforma Oversport. Vendi i dytë në kampionat me skuadrën e Erzenit padyshim ka qenë surprizë e madhe. Në një prononcim të dhënë për televizionin në fjalë, trajneri i shijakasve u shpreh:
“Faleminderit. Falënderoj platformën tuaj për vlerësimin e bërë në 5 ndeshjet e para. Falënderoj opinionistët për vlerësimin që më dhatë.
Gjithashtu falënderoj stafin tim shumë profesionist dhe punëtor, po ashtu edhe lojtarët. Një konsideratë e madhe për tifozët shijakas. Kanë qenë motivim i madh për sukseset tona”.
Poll