Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zëvendësuesi i Telushit, PARTIZANI e gjen në "shtëpi"

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësuesi i Telushit, PARTIZANI e gjen në

Partizani vijon përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Pas disa ditësh qendrim sërish në Ohër të kuqtë janë rikthyer në Shqipëri ku po vazhdojnë stërvitjen. Trajneri Daja është i detyruar që të krijojë formacionin me lojtarët aktualë pasi merkato e të kuqve është bllokuar nga FIFA për çështjen Çinari.

Të paktën deri në merkaton e janarit, Partizani duhet të zbresi në fushë me lojtarët që ka në dispozicion dhe trajneri Daja tashmë ka ideuar edhe formacionin titullar. Duke parë largimin e Telushit dhe mungesa e një mesfushori tipik në këtë rol, Daja ka zgjedhur tashmë se cili lojtar do të zëvendësojë futbollistin vlonjat.

Bëhet fjalë për Besnik Ferhati që sezonet e fundit është aktivizuar pak, por edhe në disa role të ndryshme. Do të jetë pikërisht mesfushori 20-vjeçar që do të marri "çelësat" e mesfushës së bashku me Rron Brojën dhe do të jetë "bast" për Partizanin dhe trajnerin Daja në këtë sezon të ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga