Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zëvendësuesi i Jurgen Klopp, Liverpool ‘zbarkon’ në Milano

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësuesi i Jurgen Klopp, Liverpool ‘zbarkon’ në

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të këtoj sezoni. Drejtuesit prej muajsh janë vënë në dijeni për diçka të tillë dhe kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e gjermanit.

Shumë emra lakohen nëpër media, teksa së fundmi drejtuesit kanë menduar të zbarkojë në Milano. Në radarin e tyre duket se ka rënë Simone Inzaghi, i cili me Interin është një hap larg titullit kampion në këtë sezon.

Anglezët e pëlqejnë italianin dhe punën e bërë te Interi dhe për këtë po mendojnë transferimin e tij në “Anfield”. Një pistë e vështirë kjo për ta, duke patur parasysh se Interi dhe Inzaghi janë drejt rinovimit të kontratës, gjë e cila pritet të ndodhë para fundit të sezonit.

Mbetet të shihet nëse anglezët do të mund të tundojnë trajnerin italian, apo ky i fundit do të vendosë të qëndrojë te Interi dhe për sezoni e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga