
Zëvendëstrajneri i Laçit, Ylber Zani, pas ndeshjes së djeshme Laçi - Skënderbeu, ka shprehur mendimin e tij lidhur me lojën, duke vlerësuar maksimalisht skuadrën korçare.
Ai u shpreh se dhe Laçi luajti mirë, por dominant ishte Skënderbeu, pasi dominoi lojën. Nuk la pa përmendur dhe mungesat shumta që kishte Laçi, por gjithsesi, sipas tij rezultati ishte i pritshëm.
Lidhur me skuadrën korçare ai u shpreh: Është një skuadër e mirë, ditën e djeshme dominoi lojën, të gjithë e njohim kualitetin e saj, ndaj dhe shpreh vlerësimet maksimale për Skënderbeun".
Poll