
Laurent Blanc do të largohet nga Paris Saint-Germain, këtë e ka konfirmuar agjenti i tij. Sipas ‘goal.com’ francezët janë duke punuar për emërimin e trajnerit të Sevillas-s, Unai Emery në krye të skuadrës së tyre. Pritet që akordi të arrihet të enjten. Blanc ka fituar çdo gjë me PSG, por nuk ka arritur të triumfojë në Champions League, gjë që ka çuar drejtuesit që të përplasen me të dhe të përfundojnë marrëveshjen mes tyre.
"Para fundit të javës, PSG dhe Laurent Blanc do të ndahen", ka thënë përfaqësuesi i Blanc, Jean Pierre Bernes për radion franceze “Europe 1”. Blanc iu bashkua PSG në vitin 2013 dhe ka fituar tre kampionate të Ligue 1 në mënyrë të njëpasnjëshme, së bashku me dy trofe Coupe de France, tre Coupe de la Ligues dhe tre tituj të Trophee des Crowns.