Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Zemra mal me këta djem dhe tifozë”, Armand Duka: Koha për të festuar, por jo për të kaluar në eufori

Shkruar nga NEWSPORT
“Zemra mal me këta djem dhe tifozë”, Armand Duka: Koha

Shqipëria mori një fitore të rëndësishme ndaj Polonisë, me kuqezinjtë që triumfojnë 2-0 në “Air Albania”.  Një triumf që do të mbahet mend gjatë nga tifozët shqiptar pasi ky 3 pikësh e afron skuadrën tonë me kualifikimin në Euro 2024.

Tashmë kuqezinjtë ndodhen në vendin e parë me 10 pikë, 2 më shumë se vendi i dytë. Kualifikimi në Gjermani nuk është më një “ëndërr” dhe të gjithë po përgatitemi për të përjetuar edhe një  herë emocionet e Europianit.

Për këtë sukses të kombëtares ka reaguar në rrjetet sociale edhe Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka theksuar se këto djem i kanë bërë zemrën mal.

“Super super, super fitore e Kombëtares ndaj Polonisë! Zemra mal për këta djem dhe për tifozët fantastikë që mbështetën papushim skuadrën dhe e motivuan të arrinte këtë fitore historike. Dua t’i falënderoj të gjithë një nga një që bënë të mundur këtë sukses madh, që na afron gjithmonë e më shumë drejt objektivit, finaleve të Euro “Gjermani 2024”.

Është momenti të festojmë, por nuk duhet kurrsesi të kalojmë në eufori, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të nisim që nga nesër punën për ndeshjen e radhës, pasi kemi edhe tre finale për të luajtur. Urime edhe një herë skuadrës, stafit teknik për punën e bërë dhe tifozëve. Të vazhdojmë kështu, jemi të ndërgjegjshëm që kjo skuadër ka potencial të madh dhe yjet tanë kuqezi na bëjnë të gjithëve të ëndërrojmë. U jemi përjetë falënderues tifozëve që e kthyen stadiumin në një arenë që ushtoi për 90 minuta në mbështetje të simbolit të të gjithë shqiptarëve.

Suksese dhe forca Shqipëria!”, ka shkruar Duka në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga