Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zbuloni trajnerin shqiptar më të suksesshëm i të gjitha kohrave, por kë zgjedh ai mes Kosovës dhe Shqipërisë?!

Shkruar nga NEWSPORT

Besnik Hasi padyshim që është trajneri shqiptar më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Ai ka drejtuar në mënyrën më të mirë për dy vite radhazi skuadrën belge Anderlecht, me të cilën fitoi kampionatin në sezonin 2013-2014, ndërsa kur mori drejtimin e plot të saj në sezonet 2014-2015 dhe 2015-2016 ta përfaqësojë denjësisht në grupet e Europa League dhe Champions League.

[caption id="attachment_18159" align="alignleft" width="300"]Besnik Hasi Besnik Hasi[/caption]

Të njëjtën gjë ai e ka bërë mbrëmjen e djeshme me fanellën e Legia Varshavë, skuadrës së tij të re. Ai arriti që të çojë për herë të parë këtë ekip në grupet e Champions League, duke mundur kundërshtarin e fundit në raundin eliminator, Dundalk.

Absolutisht, Besnik Hasi në këtë periudhë të futbollit shqiptar do të mbahet mend gjatë për arritjet që ka bërë, sepse ka korrur vetëm sukses me skuadrat që ka drejtuar, si me Anderlecht, ashtu edhe me Legian e Varshavës. Suksesi i tij vjen në rritje, ndërsa duke kujtuar origjinën e tij, nga Gjakova e Kosovës, të gjithë do të ishin kuriozë se kë do të dëshirojë të përfaqësojë, Shqipërinë apo Kosovën në të ardhmen. Këtë e di vetëm trajneri i Legias, i cili ka luajtur 50 ndeshje me fanellën kuqezi.

[caption id="attachment_29451" align="aligncenter" width="1024"]hasi legia Besnik Hasi në stërvitje me Legia-n[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga