Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zbuloni Skënderbeun e sezonit të ri, ndryshime të mëdha te kampionët

Shkruar nga NEWSPORT

Ndryshimet nisin nga pankina dhe vazhdojnë deri në lojtarin e 25-të të skuadrës. Kështu po ndodh me Skënderbeun, i cili duket se në masën 40% do të jetë i rinovuar. Me ardhjen e Andrea Agostinellit kanë ndodhur disa ndryshime, ku afrimet e reja marrin vendin e të larguarve. Por, jo si një vit më parë apo si në sezonin e janarit.

AgostineliKëtë herë të larguarit po zëvendësohen me lojtarë me peshë. Të ardhurit deri në këtë moment te Skënderbeu janë të gjithë futbollistë me CV, të cilët do të detyrojnë trajnerin që sezonin e ardhshëm të jetë një Skënderbe ndryshe.

Prapavija - Në portë nuk do të ketë surpriza pas rinovimit të Shehit, i cili për sezonin e 7-të radhazi do të jetë në përbërje të kampionëve në fuqi të Shqipërisë. Por, në mbrojtje parashikohet që të ketë revolucion nga krahët. Fejzullahu do t'i marrë vendin Vangjelit dhe Mici do t'i marrë vendin Arapit në të majtë. Janë dy lojtarë të lakuar se do të firmosin me korçarët, por që ende nuk ka diçka zyrtare. Por, djathtas, në rast se nuk firmos Fejzullahu, Hektor Idrizaj i ardhur nga Flamurtari është gati që të marrë vendin e titullarit. Ndërsa Leonit Abazi është në bazë dhe pret ndryshimet që mund të ndodhin për krahun e majtë.

SkenderbeuMesfusha - Treshja përpara mbrojtjes nuk do të ketë ndryshime, ku Orelesi, Lilaj dhe Nimaga do të vazhdojnë të mbeten pjesë e kampionëve të vendit, gjithashtu dhe Latifi, i cili është pjesë e konfirmuar e skuadrës. Pas sulmuesit do të qëndrojë Fukui, i cili zbeh cilësitë e Xhejms, pasi kjo është parë edhe në fazën përgatitore në Austri.

Sulmi - Vetëm më një  "pykë" do të luajnë bardhekuqtë, ku Salihi mbetet potencialisht në këtë pozicion dhe mundësitë për zëvendësimin e tij janë të ulëta, të paktën për këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga