Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zbuloni formacionin e javës, më të mirët dhe trajnerin fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Zbuloni formacionin e javës, më të mirët dhe trajnerin

Është mbyllur dje java e 16-të me disa rezultate surprizë. Kukësi është barazuar me Skënderbeun në kreun e tabelës së klasifikimit ndërkohë që në pjesën e poshtme të tabelës vijon të zhvillohet një luftë e fortë për mbijetesë. Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët e javës, formacionin fitues dhe një rreshtim për ta.

Në portë meriton padiskutim një vënd titullari portieri i Korabit Miroslav Vujadinoviç. Dje ka qenë i pakalueshëm në 45 minutat e dyta të ndeshjes duke i mohuar Kukësit fitoren.

Në mbrojtje Sheta dhe Bojom ishin dy më të mirët e javës për Korabin dhe Luftëtarin. Në krahun e djathtë Asjon Daja bëri minuta fantastike përballë Latifit të Skënderbeut për aq kohë sa Josa e la në këtë rol pas dëmtimit të Kërçikut. Mici në krahun tjetër ishte i pakalueshëm në të majtë dhe shërbeu në shumë raste për sulmin me daljet e tij.

Në mesfushë Bregu nga njëri krah e Latifi nga krahu tjetër kanë zhvilluar një 90-minutësh fantastik dhe kanë realizuar nga një gol secili. Talenti vlonjat i ka dhënë tre pikë të çmuara skuadrës së tij në Gjirokastër ndërsa Latifi shënoi golin e qetësisë në portën e Tiranës.

Në sulm Salihi dhe Bruno Alvesh meritojnë padyshim një vënd në formacionin më të mirë. Shënuan të dy gola të rëndësishëm dhe zhvilluan një ndeshje shumë të mirë.

Në rolin e trajnerit për skuadrës fituese të javës është italiani Andrea Agostineli. Të mundësh Tiranën nuk është asnjëherë e thjeshtë. Trajneri i Skënderbeut e bëri këtë pa shumë vështirësi.

 

Formacioni më i mirë i javës së 16-të

Vujadinoviç

Daja Sheta Bojom Mici

Bregu Trashi Telushi Latifi

Alvesh Salihi

 

Trajner: Andrea Agostineli

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga