Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zbuloni formacionin e javës, ja cilët spikatën dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Zbuloni formacionin e javës, ja cilët spikatën dhe trajneri

Pas javës së 18-të, Kukësi është shpallur kampion dimri ndërkohë që 90 minutat e fundit kanë prodhuar një numër të konsiderueshëm ngjarjesh dhe protagonistësh. Fitorja e Partizanit në Korçë përballë Skënderbeut është padyshim rezultati më i rëndësishëm i javës. Newsport.al ka përzgjedhur lojtarët më të mirë dhe trajnerin fitues.

Në portë meriton të zgjidhet portieri i Teutës Shpëtim Moçka. Me penallinë e pritur i ka dhënë mundësinë skuadrës së tij të shkoj e qetë drejt fitores në Laç. Në mbrojtje Imami ka bërë një ndeshje mjaft të mirë për Kukësin, Bici për Vllazninë dhe Krasniqi për Partizanin kanë qenë të pakalueshëm ndërkohë që Mici ka bërë një takim të mirë me Skënderbeun në të majtë.

Në mesfushë Rapo i Luftëtarit veç supergolit ka bërë një takim fantastik, Batha gjithashtu ka treguar muskujt ndërkohë që Abazaj në Gjirokastër ka zhvilluar një ndeshje të madhe.

Në sulm, Plaku, Ekuban dhe Ribaj meritojnë të rreshtohen përkrah njëri-tjetrit. Të tre shënuan gola të rëndësishëm.

Në fund por jo për nga rëndësia, Sulejman Starova zgjidhet trajneri i javës. Padyshim ka qenë arkitekti i fitores së madhe të Partizanit në Korçë.

 

Formacioni më i mirë i javës

 

Moçka

Imami Bici Krasniqi Mici

Rapo Batha Abazaj

Plaku Ekuban Ribaj

 

Trajner: Sulejman Starova

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga