
Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji duket se do të ketë një skuadër të re për pjesën e mbetur të sezonit. Pas largimit nga FC K'lautern që bën pjesë në ligën e dytë gjermane, janë zbuluar ofertat e para për lojtarin kuqezi.
"Sirena" turke për Alijin, por për shërbimet e tij kanë shfaqu interes edhe skuadra të tjera nga Zvicra. Në këto kushte futbollisti i Kombëtares do të ketë luksin të zgjedhë se në cilin kampionat dëshiron të shkojë. Edhe pse në media është diçka e kryer, duke konfirmuar zërat për një marrëveshje në Turqi, gjithçka pritet të zbulohet ditët në vijim.
Poll