Një nga historitë më të diskutuara këtë verë por dhe më parë ka qenë lidhja e paemërtuar ende mes këngëtares së njohur Çiljeta Çilaga dhe portierit të Partizanit Alban Hoxha. Së fundmi, një koment në instagram nga Fernando, djali i këngëtares, e ka bërë ccështjen edhe më interesante. Djali 3-vjeçar i ka komentuar gjithashtu Albanit në një foto, duke shkruar: “O lali banooo je 1”. Fernando ka një llogari në Instagram, që e menaxhon Çiljeta dhe me siguri ajo ka shkruar fjalët që Fernando ka thënë për të preferuarin e tij. Kjo konfirmon gjithmonë e më tepër lidhjen mes çiftit që komplimentohet dhe takohet publikisht por pa pranuar ende lidhjen mes tyre.
Postimi i Alban Hoxhës dhe komenti Fernandos: