
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, duhet të gjejë ekip tjetër për të vazhduar karrierën futbollistike.
Mediat lokale franceze bëjnë me dije se ekipi i Rennes e ka njoftuar Lenjanin që nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm. Pas një sezoni të kaluar në huazim te Nanta, ai tashmë duhet të gjejë një tjetër ekip, duke qënë se trajneri i Rennes, Kristian Gurkuf, nuk e ka përfshirë në listën e futbollistëve të ndeshjeve miqësore.
Lenjani mund të mbetet sërish në Francë teksa ekipi i St. Ettiene ka shfaqur së fundmi interes për të.
Poll