
Është folur prej kohës për largimin e Simone Zazas nga West Hami, por vetëm sot është zyrtarizuar largimi I tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i West Hamit, Salven Bili, i cili e shpjegon largimin e 25-vjeçarit si pasojë e përfundimit të kontratës.
“Kemi dashur që Zaza të bashkohej me klubin tonë, por aventura e Zazas në West Ham ka përfunduar për shkak të kontratës”, deklaroi trajneri i West Hamit, Salven Bilic.
Pas largimit, Zaza është rikthyer tek Juventusi, klubi i cili ka dhe kartonin e sulmuesit. Ende nuk ka diçka zyrtare lidhur me ndonjë interesim të mundshëm të klubeve të Serisë A, por thuhet se me shumë mundësi, Zaza do t’i bashkohet Genoas ose Napolit në janar.
Poll