Në sfidën e Botërorit U-20 mes Italisë dhe Zambias është regjistruar një episod i çuditshëm me sistemin 'VAR', i vendosur në përdorim për të ndihmuar gjyqtarët në vendimet e tyre.
Futja e teknologjisë në futboll është një temë që po diskutohet së tepërmi, ndërsa në sfidën Itali-Zambia, episodi kishte si protagonist gjyqtarin kryesor, i cili fillimisht akordoi penallti për Zambian.
Por, pas konsultimit përmes kufjeve, ai ktheu vendimin duke akorduar faull dhe karton të kuq për futbollistin e Italisë duke e cilësuar atë si lojtarin e fundit.
Një moment, i cili është komentuar edhe nga asistenti i FIFA-s, Ermal Barushi, pasi videoja e këtij episodi u shfaq në rrjetet sociale.
Asistenti tjetër i FIFA-s, Rejdi Avdo, përmes etiketimit të Barushit në këtë video ka kërkuar mendimin e kolegut të tij për këtë moment, ndërsa ai shkruan: " Katastrof! Dy minuta për të marrë atë vendim të llojit (budallik). Le pastaj po të futemi në botën e arbitrit gjatë 90 minutave pas këtij vendimi është totalisht jashte loje. Teknologjia larg duart nga futbolli !".