Tirana vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri. Një nga lojtarët që ka spikatur me bardheblutë është Idriz Batha. Mesfushori ka dhënë një intervistë për Supersport, ku foli takimin e Play off të Europa league, i cili luhet me 1 tetor ndaj Young Boys në Zvciër.
Kundërshtari është i një niveli të lartë, por kryeqytetasit nuk kanë asgjë për të humbur në këtë 90 minutësh. Jo vetëm kaq, pasi diçka u tha edhe për bojkotin.
YOUNG BOYS – ”Futbolli ka treguar që edhe ekipet që nuk janë favorite, mund të fitojnë një ndeshje. Megjithatë dihet që favoritë janë zviceranët dhe ne duhet të bëjmë maksimumin” – pohon Batha.
BOJKOTI– ”Personalisht më bëri mirë shtyrja e kampionatit, duke pasur parasysh edhe dëmtimin që pata. Tani shpresoj që të gjendet një zgjidhje, pasi nuk mund të rrimë pa futboll. Pushuam për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë dhe një tjetër ndalesë edhe tani, mund të na penalizojë jo pak. Them se jam 90% i rikuperuar dhe deri ditën e ndeshjes do të jem gati për të luajtur nga fillimi” – Shprehet lojtari.
Kampionati ”Nuk mendoj që kemi vetëm Kukësin rival për titull, pasi në garë janë 3-4 ekipe. Diferencat janë shumë të vogla në Shqipëri dhe Teuta është një kundërshtar i fortë, ndërsa edhe Partizani ka bërë goditje me marrjen e Ilir Dajës në pankinë, ndaj do të jetë një garë e fortë” – mbyll ai.