Klaudio Markizio ka folur pas triumfit kundër Lacios, ku Juventus arriti të fitonte Kupën e Italisë. Lojtari bardhezi është shprehur mjaft i lumtur për këtë trofe teksa ka deklaruar për Sky:
“Jemi duke shijuar këtë triumf.
Kishte fjalë të shumta pas humbjes me Romën, por ne kemi thënë disa herë se pas një humbje gjithmonë është mundësia e reagimeve dhe këtë e bëmë ndaj Lacios në finale.
Tashmë fituam trofeun e parë, Kupën e Italisë. Tani kemi edhe dy finale dhe duhet të jemi të përqendruar, sepse nuk na lejohen gabimet”, përfundoi ai.