
Xhonatan Lajthia
Xhonatan Lajthia është futbollisti më i ri që i bashkohet Elbasanit. Lojtari i krahut mbylli aventurën me Bylisin dhe kaloi tek vardheblutë.
25-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Elbasanin. Pasi u zyrtarizua, Lajthia ka folur për këtë transferim, ndërsa shpehet gati për këtë aventurë.
"Kam ardhur në Elbasan për të shpalosur aftësitë e mia e për të bashkëpunuar me ekipin rreth objektivave madhor që ka. Elbasani është qytet që jeton me futbollin dhe ka mbështetje të flaktë e masive nga tifozët e tij.
Ambienti është i mrekullueshëm dhe pres të shkel në fushën e blertë për të falenderuar dhe drejtuesit për besimin e dhënë", ka theksuar Lajthia.
View this post on Instagram