Tirana dhe Egnatia kanë barazuar 2-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në kuadër të përgatitjes për sezonin e ri futbollistik.
Bardheblutë dhe skuadra e sapo ngjitur në Superligë këtë sezon dhuruan një lojë tepër të kënaqshme në fushën e blertë, duke kënaqur ato tifozë që kishin zgjedhur ta ndiqnin nga shkallët e stadiumit.
Egnatia kaloi 2 herë në avantazh me anë të Lila, por Tirana arriti që të vendoste ekuilibrat, me dy debutues, si Redon Xhixha dhe Vesel Limaj.
Një rezultat që kënaq tej mase rrogozhinasit, pasi tregojnë edhe njëherë se janë skuadër e denjë për Superligën, teksa te Tirana duhet të jenë të gëzuar për tranferimin e Xhixhës e Limaj.