Zvicra do të luajë sonte kundër Kosovës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërsa para takimit është emocionuar Xherdan Shaqiri.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ai shprehet i emocionuar duke treguar se e ka pasur gjithmonë ëndërr të luajë pikërisht në vendin ku ka lindur.
Në Instagramin e tij, Shaqiri shkruante: “Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaja një herë në Kosovë, aty ku linda. Do ta shijoj sçdo sekondë”.
Ndeshja Kosovë – Zvicër është programuar të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45. Helvetët mbajnë vendin e parë në grup me 10 pikë.
[caption id="attachment_705697" align="alignnone" width="476"] Postimi i Xherdan Shaqirit[/caption]