Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, mesfushori i Arsenalit Granit Xhaka ka marrë një dhuratë, por që nuk ka dashur ta zbulojë për tifozët se çfarë fshihet në të.
Dhurata mesfushorit i është bërë nga “Under Armour” në prag të festave të krishtlindjeve. Kjo dhuratë ka gëzuar Xhakën, por nuk ka mundur të shuajë kureshtjen e ndjekëseve të tij, të cilët në komente kanë kërkuar të mësojnë se çfarë fshihej në kuti.
Si citat tek fotoja e postuar në “Facebook”, Xhaka ka shkruar: “Çfarë ka në kuti? Urime krishtlindjet nga “Under Armour”.