
I është rikthyer atij episodi në Francë 2016, ku gabimi i tij ishte fatal. “E di çfarë kam bërë. Bëra një gabim, por edhe fati nuk ishte me mua. E godita shumë keq topin. Dikush gabon në ekzekutimin e penalltive dhe fatkeqësisht më takoi mua", - shprehet Granit Xhaka për penalltinë e humbur ndaj Polonisë, që i kushtoi Zvicrës eliminimin. Megjithatë, "Blick" e komplimenton mesfushorin shqiptar, i cili ka kaluar tek Arsenali. Madje, ka një krahasim me Toni Krosin e Gjermanisë në lidhje me pasimet e sakta në Europian.
Poll