Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Xavi e “bllokoi”, por mesfushori i Barcelonës tundohet nga Newcastle

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi e “bllokoi”, por mesfushori i Barcelonës tundohet nga

Mempis Depay është gjithmonë e më shumë i kërkuar nga skuadrat e tjera. Edhe pse Xavi Hernandez e ka “bllokuar” mesfushorin që të qëndrojë deri në fund të sezonit në “Camp Nou”, interesimet për të përsëri vijojnë.

All - Paragraf - 3

Në Premier League përveç United është skuadra e Newcastle që kërkon të sigurojë shërbimet e holandezit. “Qymyrxhinjtë” renditen momentalisht në vendin e tretë dhe projekti po jep frytet e para, por ndërtimi i një skuadre solide vijon. Kështu, anglezët janë të gatshëm të paguajnë kartonin e holandezit dhe të mbyllin operacionin në janar.

Nga ana tjetër, 28-vjeçari është i hapur për një rikthim në “ishull”, pasi më parë ka luajtur për Manchester United në sezonet 2015-2017 dhe projekti i Newcastle mund ta bindë të largohet përfundimisht nga Barcelona.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7