U duk se skuadra korçare do të ndalej në merkaton e verës, sidomos pas shumë afrimeve që po bën në prag të ndeshjes kundër Ferencvarosh, por ende asgjë nuk ka mbaruar për ekipin e drejtuar nga presidenti Ardjan Takaj. Një tjetër goditje është planifikuar dhe duket se po shkon drejt realizimit.
[caption id="attachment_9940" align="alignleft" width="300"] Ferhan Hasani gjatë prezantimit te Shkëndija e Tetovës[/caption]
Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës dhe kombëtares maqedonase është drejt akordit me kampionët në fuqi të Shqipërisë.
Ka luajtur për Wolfsburg në Gjermani dhe Brondby në Danimarkë, 26-vjeçari Ferhan Hasani tashmë duket se është më pranë Skënderbeut. Zërat janë që drejtuesit e bardhekuqve dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë arritur akordin, ndërsa mbetet vetëm preznatimi zyrtar. Hasani luan në mesfushë, ndërsa në sezonin e fundit me Shkëndijën e Tetovës e ka gjetur 12 herë rrjetën. Ndërsa është pjesë e pandashme përfaqësueses së Maqedonisë që prej vitit 2010, ku ka luajtur 23 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.