
Carlos Bacca arriti që të bëjë debutimin më të mirë për këtë sezon me Milanin në Serie A, duke shënuar tripletë dhe duke i dhënë tri pikët e para skuadrës kuqezi. Por, vlera e tij në treg duket se është rritur, gjithashtu dhe ofertat për lojtarin, pro që Milani duket se nuk dëshiron më tepër negociata për të.
Pasi refuzoi ofertën e Chelsea-n për Romagnoli, Milan përsëritet me një ekip tjetër nga Londra. West Ham është hedhur sërish në sulm për Bacca, si kishte ndodhur edhe në fillim të gushtit kur britanikët ofruan 30 milionë euro. Gjithsesi, këtë herë kuqezinjtë kanë refuzuar menjëherë ofertën e West Ham, ndryshe nga ajo që ndodhi në verë kur e lanë gjithçka në dorë të futbollistit.
Vincenzo Montella nuk ka ndërmend të bëj pa autorin e tre golave në ndeshjen e parë të Serie A, të fituar 3-2 ndaj Torinos. Një paraqitje që e bindi “San Siro” se ai është sulmuesi i duhur dhe faktikisht ka treguar dashuri për klubin duke refuzuar disa oferta këtë verë.