Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Marshi drejt Scudettos/ Interi më i favorizuar nga kalendari, “Djalli” në luftë me kohën

Shkruar nga NEWSPORT
Marshi drejt Scudettos/ Interi më i favorizuar nga kalendari,
Milan - Inter

Fitorja e Milanit në derbi përballë Interit me rezultatin minimal 1-0 ka ngrohur klimën tek kuqezinjtë të cilët ende besojnë tek fitimi i kampionatit, kur distanca me kreun tashmë është shkurtuar në 7 pikë.

Goli i vetëm i shënuar nga mbrojtësi Estupinan, rezultoi mjaftueshëm për të besuarit e trajnerit Max Allegri, të cilët frenuan sërish rivalin e tyre të përjetshëm, pas suksesit në fazën e parë të kampionatit me të njëjtin rezultat.

Të dyja skuadrat tashmë janë në marshin e fundit, pasi 10 përballjet e radhës do të përcaktojnë se kush mes tyre do të shpallet kampion i Italisë. Më të favorizuar shihen zikaltërit, pasi kalendari u ofron përballje me skuadra të cilat janë të pozicionuara më poshtë në renditjen e klasifikimit.

Në anën tjetër, Milan ka një axhendë më të vështirë pasi përballet me skuadrat si Napoli, Juventus dhe Atalanta.

10 NDESHJET E INTERIT:

Inter - Atalanta

Fiorentina - Inter

Inter - Roma

Como - Inter

Inter - Cagliari

Torino – Inter

Inter - Parma

Lazio - Inter

Inter - Verona

Bologna – Inter

 

10 NDESHJET E MILANIT:

Lazio - Milan

Milan - Torino

Napoli – Milan

Milan - Udinese

Verona - Milan

Milan - Juventus

Sassuolo - Milan

Atalanta – Milan

Genoa - Milan

Milan - Cagliari

Poll

Lexo gjithashtu