Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 4-2.
Për durrsakët shënuan Zogos dhe Maçolli. Ndërsa në krahun tjetër, Egnatia gjeti rrugën e rrjetës me Albanese, Adjessa, Buric dhe Fernando për të fituar një ndeshje të çmendur. Vlen të theksohet se Teuta mbeti me 10 lojtarë në minutën e 79-të, pasi Kotobelli u ndëshkua me karton të kuq.
Kështu, Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 49 pikë, po aq sa Elbasani që renditet i dyti dhe 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër me 34 pikë, Teuta mban vendin e 6-të.
Egnatia 4 – 2 Teuta (Albanese 39', Adjessa 45+2', Buric 78', Fernando 90+3' / Zhongo 25', Maçolli 54')
“Abissnet Superiore”: Java 27
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Albert Doda
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Xhemajli, Poçi, Fangaj, Ruçi, Fernando, Kryeziu, Albanese, Adjessa, Rodrigues. Trajner: Edlir Tetova.
TEUTA: Selmani, Zhongo, Maçolli, Daci, Jurgens, Kotobelli, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Wotlai. Trajner: Enkeleid Dobi.
NDESHJA:
90+6' Mbyllet 4-2 ndeshja.
90+3' GOL EGNATIA! Shënon Fernando.
79' Kotobelli ndëshkohet me karton të kuq, Teuta mbetet me 10 lojtarë.
78' GOL EGNATIA! Shënon Buric.
54' GOL TEUTA! Shënon Maçolli.
45+3' Mbyllet 2-1 pjesa e parë.
45+2' GOL EGNATIA! Shënon Adjessa.
39' GOL EGNATIA! Shënon Albanese.
25' GOL TEUTA! Shënon Zhongo.
15' Krosim i rrezikshëm nga Toli, por askush nuk devijon.
1’ Nis dueli në Rrogozhinë, shkelmohet topi i parë në Egnatia – Teuta.
