Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus bën “autokritikë”, bardhezinjtë “asfiksojnë” rivalin në pjesën e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventus bën “autokritikë”, bardhezinjtë
Juventus - Pisa

Pas 4 ndeshjesh pa fitore radhazi në Serie A, Juventusi është rikthyer te fitorja, madje me “poker” golash. “Zonja e Vjetër” tregoi “dhëmbët” në pjesën e dytë kundër Pisës, e fituar 4 – 0 dhe të katërt golat erdhën në fraksionin e dytë.

Cambiaso hapi serinë e finalizimeve në minutën e 54-të. Më pas, Thuram e bëri më të lehtë për bardhezinjtë, duke dyfishuar. “Zonja e Vjetër” nuk u ndal me kaq.

Yildiz në minutën e 75-të dhe Boga 93’, “vulosën” fitoren dhe 3 pikët për ekipin e Luciano Spallettit. Sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova, nuk mori asnjë minutë. Në 28 javë të luajtura, Juvja ka 50 pikë, 1 më pak për të kapur zonën Champions.

 

Poll

Lexo gjithashtu