Vllaznia do të zbresë në fushë në orën 17:45 për të zhvilluar takimin e radhës kundër Partizanit. Në “Loro Boriqi” pritet një numër i lartë tifozësh, pasi rivaliteti është i lartë mes dy ekipeve. Një sfidë që përgjatë 90 minutave pritet të jetë e ndezuar dhe plot emocion, në këtë javë të 7.
Da Silva dhe Mala do të jenë dy ish-ët e kësaj sfidë që do kërkojnë maksimumin në këtë sfidë. Partizani është një nga ekipet e “preferuara” të Vllaznisë pasi 10 takimet e fundit, kryeqytetasit nuk njohin fitore. Në shenjë rrespekti për legjendën Maliqati lojtarët do të mbajnë shiritin e zi në krahët e tyre.
Poll