
Nikola Rakoçeviç është lojtari më i ri i Vllaznisë. Lajmi është bërë me dije nga klubi shkodran që përmes një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije që malazezi do të shërbejë për ngjyrat kuqeblu në edicionin e ri.
Ai bëhet përforcimi i radhës për Vllazninë në këtë merkato vere. Në faqen zyrtare të klubit shkodran shkruhej:
"Nikola Rakoçeviç ka nënshkruar për kuqeblutë e koshit. Malezezi vjen nga ekipi All Stars i Malit të Zi dhe bëhet kështu përforcimi i rradhës për Vllazninë".
Poll