Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Turneu “Eagle CUP”/ Përfundojnë ndeshjet e grupeve, përcaktohen çiftet çerekfinaliste

Shkruar nga NEWSPORT
Turneu “Eagle CUP”/ Përfundojnë ndeshjet e grupeve,
Eagle Cup 6

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve në turneun “Eagle CUP” dhe janë përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste: Dinamo City, Dinamo ACC. FC Nigeria, Apolonia, Verona, Vllaznia, Vora, Partizani dhe Atalanta. Në garë për fitimin e trofeut janë edhe 5 ekipe nga klubet shqiptare.

Në ndeshjet e fundit të grupeve, Hellas Verona mposhti ASSM Camerun me rezultatin minimal 1-0. Ndërkohë, në takimin Teuta – Vllaznia, shkodranët dhuruan spektakël dhe triumfuan me rezultatin e thellë 0-3.

Vora fitoi 4-1 ndaj Dream Team, ndërsa Dinamo City u mund 1-2 nga Dinamo ACC. FC Nigeria.

Janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pasditen e sotme.

Dinamo City vs Dinamo ACC. FC Nigeria, Kompleksi “Dinamo”, ora 18:30

Apolonia vs Verona, “Niko Dovana”, ora 19:00

Vllaznia vs Vora, “Shtëpia e Futbollit”, ora 18:30

Partizani vs Atalanta, “Shtëpia e Futbollit”, ora 20:00

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga